Baraliu del me propozim: Kurti të refuzojë çdo takim me Vuçiqin, të mbyllet 100% kufiri për 6 muaj me Serbinë

Aktuale

Baraliu del me propozim: Kurti të refuzojë çdo takim me Vuçiqin, të mbyllet 100% kufiri për 6 muaj me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:16
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të refuzojë çdo takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, deri në lirimin e tre policiëve të Kosovës, të rrëmbyer me 14 qershor nga Serbia.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të mbyll 100% kufirin me Serbinë së paku për gjashtë muaj, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e gatshme për çfarëdo sulmi të mundshëm nga shteti kriminal serb.

Reagimi i plotë i Baraliut në Facebook:

Albin Kurti duhet kategorikisht me refuzu çdo takim me 'malli-Putinin' Vuciq njëherësh edhe bos i krimit të organizuar sipas Neë York Times (3 Maj '23) -- deri në momentin kur kthehen në shtëpi 3 policët e rrëmbyer me dhunë. Çfarëdo bisedimi në ndërkohë mund të bëhet vetëm me EU dhe ShBA, por jo drejtëpërdrejtë dhe në asnjë takim me kriminelë nga Serbia. Njëkohësisht qeveria e Kosovës duhet të mbyll kufirin me Serbinë në 100% për së paku 6 muaj

Poashtu, qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme, në bashkëpunim me opozitën dhe organizmat tjetër shtetëror e civilë, për gatishmëri dhe mobilizim të qytetarëve për çfarëdo sulmi të mundshëm nga shteti kriminal serb.

Nëse qytetarët në masë të gjerë do të tejkalonin propagandën dhe agjitacionin vasalist dhe të dirigjuar nga Beogradi e Moska, dhe do t'a mbështetnin qeverinë tonë 100% në këtë pozicionim, do të habiteshin edhe vet ndërkombëtarët me çfarë shpejtësie do të ndryshonte qasja e Washingtonit dhe kapitullimi i ndërmarrjes kriminale ruso-serbe të Vuciqit.

Jo negociata, por përkushtim pa kompromis për lirinë dhe integritetin tonë.

Një njeri pa dinjitet dhe integritet është i barabartë me një qen endacak që sillet dhe kafshon rrugëve të Prishtinës, ngjajshëm me disa gazetarë kukulla në shërbim të majstorëve të tyre tugjarë ndërkombëtarë që ende nuk kanë arritur t'a nxjerrin kokën e vet nga prapanica e Vladimir Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat