Qalaj: Policia ka pasë informata për mundësinë e kidnapimit të policëve

Aktuale

Qalaj: Policia ka pasë informata për mundësinë e kidnapimit të policëve

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:02
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se policët kufitarë është dashur të tregohen më vigjilentë sepse menaxhmenti i policisë ka pasë informatat inteligjente se është paraparë sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe për mundësinë e kidnapimit.

“Më brengos fakti që kanë hyrë që kanë hyrë forcat e armatosura të një shteti armik. Këto ishin forca të dërguara enkas për këtë skenar dhe unë mendoj që ky skenar është përgatitur edhe nga brenda, nga qarqe kriminale. E kanë përcjellë rutinën e policëve kufitarë. Policia e Kosovës ka pasë informata inteligjente për një takim në veri dhe që janë paraparë sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mundësinë e kidnapimit të policëve. Këto janë informata e mia.

Pra, këto informata [inteligjente] që i kanë shkuar menaxhmentit të policisë, drejtorit të përgjithshëm dhe po ashtu pastaj drejtori i përgjithshëm i ka shpërndarë nëpër njësitë operacionale. Është dashur që çdo polic të ketë qenë më shumë vigjilent. Edhe pse prapë nuk përjashtohet mundësia, sepse është mal”.

Ai tha se mënyra se si e patrullon Policia e Kosovës nëpër kufij është europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat