Këshilltarja e Vetëvendosjes i bashkohet PDK-së

Aktuale

Këshilltarja e Vetëvendosjes i bashkohet PDK-së

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:26
Ilustrim

Berna Saraçi i është bashkuar grupit të asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës.

Saraçi deri tani ka shërbyer këshilltare komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kalimin e saj në PDK e ka bërë të ditur nënkryetarja e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu.

Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet. Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar kur si ekip shohim se si vizioni ‘Prishtina na bashkon’ po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Sahatçiu.

Ndërsa sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Saraçi kishte shprehur shqetësime lidhur me kërcënime dhe shantazhe që, sipas këtij subjekti, po i bëheshin nga eksponentë të partive të pushtetit lokal.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses. Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat