Escobar: Nuk pritet të ndodhë këtë javë takimi Kurti – Vuçiq

Aktuale

Escobar: Nuk pritet të ndodhë këtë javë takimi Kurti – Vuçiq

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:40
Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha se takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë.

Në një intervistë , Escobar kundërshton propozimin e Kurtit, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të bien dakord paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret.

 "Duhet të punojmë menjëherë për një plan uljeje të tensioneve. Bashkimi Evropian ka paraqitur tashmë një plan me tre pika, pra që kryetarët të dalin nga godina, KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e ndërtesave, protestuesit të largohen, personat që sulmuan policinë dhe gazetarët të mbahen përgjegjës, dhe të thirren zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e serbëve pa asnjë parakusht dhe rikthim i menjëhershëm tek dialogu."-tha ai.

Gjatë muajve të fundit ka patur tensione të larta mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo përkoi me ndryshimin e politikës së Uashingtonit, duke i ushtruar më shumë trysni ndaj Prishtinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat