Mërgimtarët “bllok” udhëtimit nëpër Serbi

Aktuale

Mërgimtarët “bllok” udhëtimit nëpër Serbi

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Merdarja, është një nga pikat më të frekuentuara, por gjatë së mërkurës nuk e kishte një pamje të tillë.

Pothuajse asnjë mërgimtarë nuk kaloi në këto orë e ditëve të fundit është zvogëluar dukshëm numri i tyre që kalojnë nëpër Serbi.

E kryetari i fondacionit BESA në Bayern të Gjermanisë, i tha Kanal 10 se këtë vit do të bojkotohen pikat kufitare përmes Serbisë për shkak të rrezikut. 

Por,  me gjithë lëvizjet e pakta të udhëtarëve, kamionët me mallra ka ditë që janë bllokuar në pikat kufitare mes dy vendeve. 

Shoferët po ankohen se qëndrimi në këtë pik kufitare ka filluar të bëhet i vështirë, për shkak që nuk kanë ku të qëndrojnë më përveç së në kamion

Pas kindapimit të tre zyrtarëve policior nga forcat serbe me 14 qershor, qeveria e Kosovës kishte marr vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat