Muja: Kam dyshime për disa investime

Aktuale

Muja: Kam dyshime për disa investime

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 21:07
Armend Muja

Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për kapitalet e dyshimta që sipas tij hyjnë në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka asgjë kundër mediave në pressing.

Sipas tij, investimet e dyshimta janë edhe në projekte të tjera, përmendi Portin e Durrësit.

Dyshimet i ngris për dy investime, Porti i Durrësit e ka origjinën e njëjtë te kapitali,  Braca Karic edhe Lukashenko, paratë e tyre të pista. Dhe për këtë ka evidencë që mund të paraqesë. Dyshimet lindin se a është zgjatur edhe ai kapital te platformat që neve na cenojnë stilin e jetesës”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat