“SHBA i vetmi garant për sigurinë e Kosovës”, Ahmeti: Kurti e Vuçiq po i përdorin tensionet për kredo politike

Aktuale

“SHBA i vetmi garant për sigurinë e Kosovës”, Ahmeti: Kurti e Vuçiq po i përdorin tensionet për kredo politike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:26
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për veprimet e aleatëve perëndimorë.

Ahmeti tha vendimi i presidentit Biden për të zgjatur monitorimin e Ballkanit edhe për një vit, ka ardhur edhe si shkak i situatës në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ky ishte i pritshëm pasi në të gjithë botën është e qartë sipas tij se Kosova është një vatër e dytë krize pas Ukrainës.

“Unë mendoj që është vendim i pritur. Në gjithë botën është e qartë që veriu i Kosovës është një vatër e dytë krizë pas Ukrainës.

Këtë nuk e donte asnjë. Kjo nuk është një çështje  vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, por e një tavoline të madhe”, u shpreh ai, teksa theksoi se tani i vetmi garant për sigurinë e Kosovës në të ardhmen është SHBA.

Ahmeti foli për deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, i cili tha se në Rajon ka liderë që mbijetojnë  nëpërmjet krizave.

Sipas tij Escobar e ka pasur për Kurtin dhe Vuçiçin, duke theksuar se presidenti i Serbisë është duke u përballur me protesta si kurrë më parë, mirëpo situata në veri po e favorizon atë.

“Besoj se e ka pasur edhe për Kurtin dhe Vuçiçin. Mos ta harrojmë që Vuçiç po përballet me protesta si kurrë më parë. Në krahun tjetër ai del çdo ditë e flet për Kosovën dhe cënimin e qytetarëve serbë. Ne po e ndihmojë tanimë atë me krizën në veri. Pritet që që Vuçiç të shpallë lëvizjen e tij të re, por ekziston edhe një rrezik që serbët e veriut ta shpallin Asociacion në mënyrë të njëanshme”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat