Lekaj thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e parasë publike

Aktuale

Lekaj thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e parasë publike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:43
Pal Lekaj

Nënkryetari i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj deklaruar se Qeveria Kurti do të mbahet në mend sa i përket shpenzimit të ulët parasë publike.

Lekaj tha se kjo është edhe njëra ndër arsyet e thirrjes së interpelancës së nesërme të ministrit të Financave Hekuran Murati në Kuvendin e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka menduar që të ftojë në interpelancë ministrin Murati dhe të diskutojmë çështjen e shpenzueshmërisë së vijave buxhetore, e sidomos edhe sa i përket koficientit të pagave. Jemi bazuar në atë sepse kjo Qeveri do të mbahet në mend sa i përket shpenzuesmërisë së parasë publike, dhe mund të them që me këtë rritëm të punës së Qeverisë mendoj që kemi stagnim të skajshëm të shpenzueshmërisë së parasë publike”, tha ai.

Tutje Lekaj tha se “kjo Qeveri e ka bërë minimumin e minimumit sa i përket investimeve kapitale”.

Ai tha se kësaj qeverie i mungon përvoja.

“Këta kanë menduar se duke e grumbulluar paranë publike, me gjithë këto kërkesa janë duke e kursyer buxhetin e Kosovës. Që është e kundërta. Nëse ti i mbledh 700 milionë euro në vitin 2022, me gjitha kërkesat që janë pë mbi dy miliardë për investime kapitale nga qytetarët, nga taksapaguesit dhe ti nuk i shpenzon as 15% të këtyre parave, atëherë s’do mend që është dështim total i Qeverisë”, tha ai.

Ndryshe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nesër do të zhvillohet një seancë e re në Kuvendin e Kosovës, ku pika e vetme është interpelanca me ministrin Hekuran Murati.

Tahiri ka thënë se në këtë interpelancë e kanë ftuar Muratin të reflektojë “në dy rreziqe të mëdha ekonomike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat