Ekrem Hyseni falënderon mbështetësit për besimin

Aktuale

Ekrem Hyseni falënderon mbështetësit për besimin

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:44
Ekrem Hyseni

Me 90 vota pro, delegatet e kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Podujevë zgjodhën Ekrem Hysenin kryetar.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit për besimin që ia kanë dhanë.

Pas një procesi të rregullt, demokratik, e me pjesëmarrje masive, sot me një kuvend madhështor, përmbyllëm një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor ku morën pjesë mbi 1400 anëtarë të shtëpisë tonë politike LDK”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Sipas tij, i gjithë procesi u zhvillua konform rregullave të miratuara nga organet e partisë dhe për rrjedhojë në degë nuk kishte asnjë ankesë të vetme.

“Falënderoj strukturat tona për një punë të madhe. Uroj të gjitha strukturat e zgjedhura dhe falënderoj ato që me sukses përfunduan mandatet e tyre”, ka thënë ai.

Falënderoj në mënyrë të veçantë delegatët e degës që me bindje të lirë e sovrane me dhanë besimin për ta udhëhequr LDK-në e Llapit drejt fitoreve”, ka shtuar më tej Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat