“Përplasje” në Kuvend/ Haradinaj “i ashpër” me LDK-në dhe PDK-në, Quni pyet Kurtin për betejat e humbura

Aktuale

“Përplasje” në Kuvend/ Haradinaj “i ashpër” me LDK-në dhe PDK-në, Quni pyet Kurtin për betejat e humbura

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 15:38 më 22.06.2023
Kuvendi i Kosovës

Bunjaku: Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ dhe ndihma sociale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku në seancën e sotme plenare ku ishte i ftuar për raportim ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shteti nuk mbahet me ‘vitra’ dhe ndihma sociale.

Bunjaku: Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ e as me ndihma sociale

“Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ as me ndihma sociale mbahet me investime dhe me thithje e investitorëve të huaj dhe me hapjen e vendeve të reja të punës. Ju mundeni me qesh ministër por kjo na preokupon të gjithë neve.. ne vetëm po flasim po flasim dhe absolutisht nuk po iu hynë në vesh juve dhe absolutisht nuk po merreni me kritikat e opozitës sepse arroganca e numrave iu ka bërë me u ndje komod mirëpo shpejt shkon ky mandat dhe nuk besoj që ka me iu shkua deri në fund”, tha ajo.

Deputetja Bunjaku theksoi po ashtu se buxheti i Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi, dhe shtoi se investimet kapitale janë në shkallën më të ulët.

Bunjaku: Ku buxheti I Republikës së Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi,

“Ku buxheti I Republikës së Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi, investimet kapitale janë në shkallën më të ulët, infrastruktura nuk po kryhet sipas parashikimeve dhe planifikimeve rrugët në Kosovë janë në gjendje kritike, prodhuesit vendor janë në gjendje të mjerueshme pa mbështetje nga ministria dhe nga kjo qeveri. Iu garantoj që rënia e investimeve kapitale ka rrit numrin e të ikurve nga Kosova...Është fol që do të ketë rritje të pagave dhe nuk kemi rritje të pagave janë mashtruar domethënë kjo qeveri sepse shumë sektor janë ulë pagat, rrezikshmëria e policëve nuk është e planifikuar”, tha ajo. 

Lekaj: Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e shtetit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në interpelancën ku është ftuar për raportimin ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shtetit.

Sipas deputetit Lekaj ka ministri që kanë zero investime kapitale.

Lekaj: Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e shtetit

“Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e shtetit pasi në të gjitha kategoritë buxhetore ku shpenzimet buxhetore kanë qenë ndër më të dobëtat në histori të vendit dhe kjo po vazhdon. Ministri me siguri i përmendi shifrat, por ministër para 1 jave e kam një statistikë ende ka ministri që zero ka investime kapitale”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se ndarjet buxhetore kanë qenë gabim dhe jo adekuate.

Lekaj: Ndarja buxhetore e shpenzimet kanë qenë e gabuar

“Buxheti i shtetit nga qeveria Kurti në vazhdimësi po përgatitet nga pushteti i shumicës ku me injorancë e tendenca janë përjashtuar kërkesat e drejta të shoqërisë civile, sindikatave e deputetëve e institucioneve lokale. Realiteti tregon se ndarja buxhetore dhe shpenzueshmëria e parasë publike ka qenë gabim dhe jo adekuate ku buxhet nuk ka qenë buxheti që ka vlerësuar drejt mjekët, policët, mësimdhënësit, pensionistët dhe të gjithë profesionistët dhe nëpunësit që janë zyrtarë publik të shtetit. Nuk ka qenë buxheti që ka ndihmuar sektorin privat në rritjen e pagës minimale në shumën e nevojshme, nuk ka qenë buxheti që ka paraparë krijimin e sigurimeve shëndetësore”, tha ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në interpelancën e thirrur nga AAK, deklaroi se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka rënie të theksuar të inflacionit.

Ai, seancën e sotme, në të cilën është kërkuar rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave në sektorin publik, e konsideroi si të panevojshme. 

​Zemaj-qeverisë: Buxhetin e shtetit e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë

Zemaj-qeverisë: Buxhetin e shtetit e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit u shpreh se menaxhimi i parasë publike nga qeveria Kurti ka qenë i dëmshëm.

Zemaj tha se qeveria Kurti ka dëshmuar paaftësi të thellë dhe propagandë të thellë.

Zemaj: Mburrja juaj më e madhe ura e katër metërshe e Saradranit

“Menaxhimi i parasë publike i të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore ka qenë i dëmshëm dhe po mbetet akoma si i tillë nuk është vlerësim opozitar por vlerësim i shumë të tjerëve që na monitorojnë qoftë FMN apo Banka Botërore. Duhet ta themi zëshëm se edhe në këtë temë pothuajse sikurse në të gjitha temat tjera kjo qeveri ka dëshmuar paaftësi të thellë, por ka dëshmuar propagandë të thellë dhe të fuqishme. Në vitin të tretë të qeverisjes Kurti që po flasim dy vite e kaluara apo përmbi 820 ditë qeverisje investimi më kapital i kësaj qeverisje mbetet ura një, dy, tri jo ura e Rakovinës që lidh Gjakovën, Klinës dhe Prishtinën por ura katër-metërshe e Saradranit në Istog kjo është mburrja juaj më e madhe”, tha ai.

Deputeti Zemaj u shpreh se kjo qeveri buxhetin e shteti e ka shndërruar në buxhet për lëmoshë.

Zemaj: Buxhetin e shtetit e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë

“Buxhetin e shtetit me keqardhje e them se e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë. Ndonëse ende nuk e dini se lëmosha nuk është zgjidhje, sepse zgjidhje mbeten investimet kapitale dhe ato afatgjate. Ne si LDK nuk ka rast dhe krizë që nuk kemi ofruar ide për zgjidhje adekuate dhe do të vazhdojmë pavarësisht sjelljes suaj të ofrojmë një të tillë edhe pse ju nuk dëgjoni”, theksoi ai.

​Muja: Policët i kemi me moral të lartë, politikanët të demoralizuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se sa herë që vendi ndodhet në situata të vështira në veri, aktualizohet çështja e pagave në sektorin publik.

Në interpelancën ku i fituar për raportim është ministri i Financave, Hekuran Murati, deputeti i LVV-së ka thënë se shërbyesit publik në vend janë me moral të lartë, por sipas tij politikanët janë të demoralizuar.

Muja: Policët i kemi me moral të lartë, politikanët i kemi të demoralizuar

“Sa herë jemi në situata të vështira ose sfidohemi në veri gjithmonë lind kjo çështja e pagave në sektorin publik shumë është interesant... Problem kryesor është se ne kemi policë shumë me moral të lartë, ndoshta Kosova e ka problemin se kemi politikanë të demoralizuar, nuk është problemi se kemi shërbyes publik të demoralizuar, për besë politikanët i kemi të demoralizuar”, tha ai. 

Nis interpelanca për raportimin e Muratit, Tahiri: Ekonomia në Kosovë me rënien më të ulët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka nisur interpelancën për të raportuar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka deklaruar se interpelanca është ftuar për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

“Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3 përqind, derisa trendet e vitit 2023 janë dhe më të këqija. Me dinamikën qe e kemi këtë vit mund të pritet qeë vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsim apo dështim të plotë”.

“Menaxhimi i fondeve publike për më shumë se dy vite nga qeveria është i dobët, jo profesional, partiak e politik, si dhe është i dëmshëm për vendin. Po këtyre, edhe paga minimale me ligjin që është propozuar nga qeveria është në disproporcion të madh, këtë ligj e ka votuar komisioni, qeveria dhe ministria nuk e ka thënë asnjë fjalë”, ka thënë Murati.

Kuvendi një minutë heshtje për Nimanin, Konjufca thotë se la gjurmë të thella artistike

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për akademikun Shyqri Nimani i cili u nda nga jeta sot.

Kryetari i Kuvendit, Glaukj Konjufca, e quajti të rrallë dhe unik, përderisa përmendi kontributet e Nimanit ndër dekada.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë akademiku dhe artisti ynë i madh, Shyqri Nimani. Mjeshtri i arteve të bukura isht njëri nga emra më kulmorë të artit në vendin tonë, i cili la pas vetes një karrierë të bujshme dhe me gjurmë të thella artistike me shumë vepra të tij të cilat i gjejmë prej simboleve të Kosovafilmit e deri te Universiteti i Prishtinës”, ka thënë Konjufca në adresimin e tij në Kuvend.

“Ai veproi për dekada të tëra dhe përmes veprave të tij ka zënë me meritë të plotë dhe të padiskutueshme vendin e nderit në listën e gjatë të krijuesve dhe të studiuesve të kohës sonë”.

Konjufca përmendi edhe ndër krijimet më të famshme të Nimanit – të shkruarit me kaligrafi të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

“Shkronjat e tij të arta mund t’i gjeni edhe në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në të cilën ai punoi për 16 orë të tëra për ta përfunduar”.

“Ishte një njeri i rrallë, një artist unik, shembull për angazhimin e vazhdueshëm për shoqërinë tonë”.

“Ai po ashtu ishte njëri nga themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve të Universiteti të Prishtinës, ndërsa ka botuar disa monografi reprezentative dhe më të rëndësishmet mbi trashëgiminë kulturore shqiptare”.

Beqa i kërkon llogari Muratit për protezat e veteranëve të UÇK-së

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, ka ngritur shqetësimin në lidhje me mos përkujdesjen e shtetit për protezat për veteranët e UÇK-së.

Në mungesë të kryeministrit Albin Kurti, pyetjen Beqa ia bëri ministrit të Financave Hekuran Murati.

Ai pyeti ministrin se pse nuk është duke i’u mundësuar mirëmbajtja e protezave ose vendosja e protezave të reja për veteranët.

Beqa shtoi se për proteza ka kërkesa edhe nga veteranët nga Shqipëria.

“Sot e kam këtë çështje për ta ngritur, ne sot po festojmë 24-vjetorin e lirisë, njerëzit që kanë dhënë për këtë liri janë në kushte të vështira. Pse nuk ka shërbim invalid e UÇK në mirëmbajtjen e protezave. A ka mungesë të buxhetit, a ka mungesë të vullnetit. Është e pa kuptim, mos me thënë e pamoralshme që mos të i’a mirëmbajnë protezën. Ajo ju nevojitet atyre që ata të kryejnë shërbimet e tyre”, tha ai.

Haradinaj i ashpër me PDK-në e LDK-në: Pse po dilni kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ku e keni problemin?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Kosova ka mbetur pa aleatë, duke e humbur besimin e tyre.

Haradinaj ka thënë se nuk beson të ketë deputetë në Kuvend që mund ta mohojë këtë gjë. Përkundër kësaj, Haradinaj ka thënë se të njëjtit vijnë në seanca dhe sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të PDK-së e LDK-së, duke i pyetur rreth hezitimit të tyre për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e din që jemi duke e humbë besimin e aleatëve tanë. Nëse është dikush që menon që nuk e kemi humbë besimin, kisha pasë dëshirë me u taku me të.

Nuk po e kuptoj më këtë parlament. Nëse vijmë e sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk jemi serioz më. Ne jemi duke u sjellë me tallje ndaj të gjithë brezave që me mund e kanë pru vendin ku është sot.  A ka dikush që nuk e din që kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës, si politike, ekonomike e të sigurisë. A forcohet Kosova përballë bandave në veri e kriminelëve me besim të humbur ndaj atyre që na kanë ndihmuar e çliruar. E kemi humbë besimin, kanë fillu ndëshkimet dhe jemi dobësu përballë të gjithëve – nuk ka kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë.

Ku është hezimi për mocionion. Ku e keni problemin të gjithë ju që po hezitoni për mocion. Pse nuk po keni guxim me dalë secili për veti me thënë po unë e votoj mocionin. Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK e LDK”, ka thënë Haradinaj.

Musliu: Kabineti i ministrave janë në gjendje të rrijnë një këmbë për t’ia mbajtur zhagun Albin Kurtit

Deputetja nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, qeverinë në pushtet e ka quajtur “inatqore dhe mashturuse”, e cila sipas saj po ushtron dhunë në administratë dhe në media.

“Ndaleni dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe mediave sepse Kosova po zbrazët, dhe njëra nder arsye pse Kosova po zbrazët është diktatura e instaluar nëpër institucione tw Kosovës nga ministrat e paaftë dhe mediokër”, ka thënë Musliu gjatë seancës së Kuvendit.

Ministrat e Kurtit, Musliu i ka quajtur “ministra kukulla”, të cilët sipas saj janë militantë të frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin Kurtin nuk mund ta shpëtojnë as kabineti i ministrave “horror”, të cilët janë në gjendje të rrijnë një këmbë vetëm për që t’ia mbajnë zhagun Albin Kurtit dhe që Albin Kurti të jetë i vetëkënaqur me veten e tij”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti e ka humbur betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë.

“Albin Kurti e ka humbur betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë. Betejën e vetme e ka me vetveten prandaj ndaleni dhunën dhe terrorin ndaj Administratës. Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë, Kosova ka nevojë për kuadro të mirëfillta, për njerëz të dinjitetshëm, që të kemi institucione kredibile dhe mbarëvajtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, ka thënë në fund Musliu.

Quni pyet Kurtin: Pse hyn në beteja me qëllim për t’i humbur?

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur për situatën në veri të Kosovës, konkretisht kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

Quni gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se akti i kidnapimit/arrestimit të zyrtarëve policorë është akt agresioni.

Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar aq shumë debate, analiza dhe diskutime në opinion sa që policët e kidnapuar janë shpallur dhe tradhtarë.

“Arrestimi i tre zyrtareve të policisë nga njësiti për kontrollin e kufirit ishte akt agresioni nga Serbia dhe normalisht që ka shkaktuar debate të ndryshme. Debate, analiza dhe diskutime ku në disa raste shkohet aq larg, sa që në diskutime ata linçohen dhe shpallen tradhtarë. Nga cilësimet e tilla jo vetëm që fajësimet janë në adresë të gabuar, por shfajësohen përgjegjësit duke i linçuar të pafajshëm, siç janë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Sheha”, tha deputeti i LDK-së.

Po ashtu Quni shtroi një çështje duke pyetur se si është e mundur që Qeveria e Kosovës duke e ditur tensionimin e situatës në atë zonë nuk e ka ndryshuar rutinën ditore të patrullës policore në kufijtë Kosovë-Serbi.

“Njësitet kufitare veprojnë në grupe të vogla, janë të armatosur lehtë, me mjete të rëndomta transporti, etj. Janë të ridizajnuar për të ndaluar kontrabandimin me mallra dhe njerëz. Për këto veprime supozohet që policët të jenë me shëndet të mirë dhe të përgatitur. Policët kufitar mund të përballen me grupe të vogla kriminale, por assesi me ushtarakë dhe forca elitare.

Si është e mundur që me një situatë me rrezikshmëri të lartë, me tensione, rezistencën e një pjese të komunitetit serb, dhunën e grupeve kriminale, prezencën e ushtrisë në kufi të veprohet me të njëjtat rutina ditore, me të njëjtit zyrtarë e të njëjtat mjete? “, pyeti ai.

Gjithashtu deputeti i LDK-së pyeti se nëse e ka ditur apo jo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë situatë.

“A e ka ditur kryeministri këtë situatë? Ai ishte i njoftuar nga Sveçla për këtë gjendje? E, nëse e ka dit përgjegjësia bie mbi kryeministrinë. Dhe kjo d.m.th që kryeministri i ka viktimizuar. Dhe shtrohet pyetja: për cilat qëllime politike e ka bërë? E, nëse kryeministri nuk ka pas njohuri, atëherë duhet të kërkojë llogari nga ministri i MBP-së dhe zinxhiri komandues”, potencoi ai.

Quni po ashtu theksoi se kryeministri Kurti iu ka borxh një shpjegim, policëve të arrestuar, familjarëve të tyre, partnerëve ndërkombëtarë, por edhe deputetëve.

“Pse e ka humbur orientimin në kohë dhe hapësirë? Pse hyn në beteja me qëllim për t’i humbur”, ka pyetur ndër të tjera deputeti Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat