Deputeti i LVV-së falënderon gazetarët që raportuan në veri

Aktuale

Deputeti i LVV-së falënderon gazetarët që raportuan në veri

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 10:55
Ilustrim

Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, të enjten e ka nisur pak më ndryshe fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e sotme plenare, ligjvënësi i pushtetit falënderoi të gjithë gazetarët dhe pjesëtarët e mediave, që kanë raportuar nga komunat veriore, pavarësisht sulmeve dhe rreziqeve që u kanë kanosur nga bandat kriminale.

Ai duke përmendur punën e tyre heroike bashkë me Policinë e Kosovës, tha se Kosova po bëhet shembull i lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

“Puna e tyre heroike dhe e policëve na garanton për triumfin e demokracisë së Kosovës. Kosova po bëhet shembull i lirisë së shprehjes dhe medias së lirë”, tha ai, teksa shtoi se sulmuesit e gazetarëve në veri janë mbrapa grilave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat