Osmani: Informacionet që vijnë nga Kosova janë shqetësuese

Aktuale

Osmani: Informacionet që vijnë nga Kosova janë shqetësuese

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:08
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha sot se informacionet që vijnë nga Kosova janë shqetësuese dhe se ka frikë, sepse mundësitë për një përshkallëzim të rëndë me pasoja njerëzore janë të mëdha.

Osmani ka thënë se mezi pret takimet e sotme në Bruksel, në të cilat përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Do të jetë në drejtim të deeskalimit. Jemi të shqetësuar për situatën në terren, për mundësinë e një përshkallëzimi më të rëndë me pasoja njerëzore, por edhe për pasojat në të gjithë rajonin.

Jam i fokusuar në atë që do të ndodhë në Bruksel , deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat