Mbi 4 orë diskutime me Kurtin e Vuçiqin, Borrell flet për gazetarët

Aktuale

Mbi 4 orë diskutime me Kurtin e Vuçiqin, Borrell flet për gazetarët

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:25
Joseph Borell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për media pas takimeve mbi katërorëshe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në një përpjekje për t’i dhënë fund tensioneve në veri të vendit.

I vetmi pajtim që është arritur, sipas Borrell, janë zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat veriore, por për modalitetet se si dhe kur të organizohen, ka thënë ai, do të punohet ende.

"Për të bërë përpjekje për të ecur përapra, kam nxjerrë në tryezë propozime konkrete dhe në këtë kontekst jemi pajtuar për nevojë për zgjedhjet e reja dhe kemi diskutuar për modalitetet dhe hapat për të arritur atje. Ende nuk kemi arritur atje”, ka theksuar ai.

Borrell ka thënë se para palëve ka bërë propozime konkrete, që kanë të bëjnë me tërheqjen e forcave speciale policore të Kosovës nga afërsia e 4 objekteve komunale, tërheqjen e kryetarëve nga objektet komunale si dhe frenimin e protestuesve serbë nga dhuna.

"Kemi shpenzuar më shumë se 4 orë së pari me Kurtin dhe më pastaj me Vuçiqin, për ta gjetur një zgjidhje"-tha ai.

Duke shtuar se ka prezantuar para palëve pritjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat