Zyba: Lirimi i tre policëve duhet të jetë parakusht për çfarëdo normalizimi

Aktuale

Zyba: Lirimi i tre policëve duhet të jetë parakusht për çfarëdo normalizimi

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:32
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e quan të papranueshëm rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Siç thotë ai, lirimi i policëve duhet të jetë parakusht për “çfarëdo normalizimi”.

“Duhet të jetë fakt, kërkesa nuk mjafton. Kërkesë kemi pasur edhe ne, kemi pasur thirrje edhe te faktorët ndërkombëtarë, pavarësisht a është i sigurisë a i diplomacisë, fakti që Serbia nuk ka lëviz deri tash, përkundër që nuk e ka arsyetuar veprimin si është, se ky është veprim i papranueshëm, i dënueshëm ndërkombëtarisht, duhet të jetë parakusht për çfarëdo normalizimi”, tha ai.

Deputeti Zyba shtoi se nëse policët nuk lirohen sot, “Kurti do duhej të ketë qëndrim shtetëror, pa asnjë kusht, jo vetëm thirrje, por duhet të ketë lobim për këtë punë”.

Më 14 qershor, tre zyrtarë policorë u rrëmbyen nga Serbia, në një zonë kufitare mes dy vendeve.

Lirimin e tyre e ka kërkuar sot edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat