“Mshele gojën”, deputetja e LDK-së nervozohet me Rrustemin e VV-së - ja si e ofendon

Aktuale

“Mshele gojën”, deputetja e LDK-së nervozohet me Rrustemin e VV-së - ja si e ofendon

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:52
Valentina Bunjaku dhe Adnan Rrustemi

Seanca e sotme e Kuvendit është përcjell me debate të ashpra e madje edhe në fyerje. Mos përfillja e fjalimit të deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku nga deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka nervozuar deputeten e LDK-së.

Ajo në Kuvend ka kërkuar nga Rrustemi që të mos flas duke përdorur edhe shprehje ofenduese.

“Mshele gojën magjup”, u shpreh Bunjaku.

Pranë kësaj të fundit shihet deputetja Vlora Dumoshi e cila qesh me të.

Për këtë gjuhë nuk pati vërejtje nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat