Zyba komenton qëndrimin e Ramës për tre policët e rrëmbyer

Aktuale

Zyba komenton qëndrimin e Ramës për tre policët e rrëmbyer

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 23:07
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me rrëmbimin nga Serbia të tre policëve të Kosovës.

Zyba theksoi se i ka penguar se si kryeminstri Rama i ka trajtuar policët.

“Mua më pengon edhe se si Rama i trajton këta djem, dhe thotë kthehen në shtëpi. Ata kanë qenë në detyrë zyrtare, kanë qenë përfaqësues të shtetit tonë, kanë qenë në mbrojtje dhe që kanë pas obligime shtetërore. Me kaq lehtësi me thanë këta djem dhe në shtëpi, unë kam pengesa edhe në mënyrën se si shtrohet ky problem. Rama ka mundësi dhe e ka për obligim të ketë qëndrim edhe shtetëror, në këtë rast diplomatik te faktorët ndërkombëtar për presionin”, deklaroi ai.

Kryeministri Rama ka thënë se nëse nuk lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia, këtë javë, do të bëjë hapa prapa në marrëdhëniet bilaterale.

Siç ka thënë ai, nëse policët nuk lirohen “kjo do jetë java e rikthimit të akullit” mes Shqipërisë dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat