Hamiti tregon pse LDK-ja nuk i shkoi Vjosa Osmanit në takim

Aktuale

Hamiti tregon pse LDK-ja nuk i shkoi Vjosa Osmanit në takim

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 23:49
Muhamet Hamiti

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kjo parti ka refuzuar të enjten takimin me presidenten Vjosa Osmani, për shkak se kjo e fundit ”nuk po e luan përfaqësuesen e uniteti të popullit“.

Sipas Hamitit Osmani nuk po e kundërshton kryeministrin, Albin Kurti, në kursin e tij ”për konfrontimin me aleatët“.

Në DPT të T7, Osmani ka thënë se “presidentja duhet të luajë rol në funksionimin e demokratizimit të institucioneve të Kosovës“, e sipas tij ”ajo spo e kundërshton populizmin e Kurtit“.

“Presidentja me punën e saj, me sjelljen e saj, me gjuhën e saj. Ajo s’po e merr si situatë serioze ose s’paku nuk po sillet ashtu. Ajo nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar këtë kurs të Kurtit ndaj aleatëve. Ajo nuk ka bërë asgjë për të reaguar kundër këtij populizmi të kot të Kurtit“, ka thënë Hamiti.

Më tutje, Hamiti ka thënë se “Osmani është dashur ta qortonte Kurtin për gjuhën ndaj Antony Blinken“.

Ai ka kritikuar Osmanin që nuk po i kryan detyrat kushtetuese.

Për këtë thotë se LDK-ja nuk ka marrë pjesë në takim.

E takimit të Osmanit nga opozita i është përgjigjur Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat