Zyba: Deklarata e Kurtit pas takimit në Bruksel nënkupton se nuk ka kthim prapa

Aktuale

Zyba: Deklarata e Kurtit pas takimit në Bruksel nënkupton se nuk ka kthim prapa

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 23:58
Albin Kurti

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, tregojnë përkushtim dhe angazhim, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba.

Ai thotë se optimizimi i Kurtit tregon se ka zgjidhje të procesit.

“Vlen të theksojmë se Kurti ishte optimist, që nënkupton që ka përkushtim dhe angazhim…nënkupton ka zgjidhje të procesit, por me kushtin që nënkupton për demokracinë që e garanton janë kërkesa qytetare dhe janë shërbimi shtetëror në raport me këto kërkesa. Që nënkupton nuk ka kthim në pozicione paraprake e që ka qenë për dekada, mirëpo ka angazhim dhe përkushtim. Kjo për mua është e veçanta”, tha ai.

Kryeministri Kurti, pas takimit me Borrell, është shprehur i gatshëm që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Para gazetarëve në Bruksel, Kurti ka theksuar se nuk mund të bëjnë zvogëlim të Policisë së Kosovës në veri, përderisa nuk ka një përballje me ekstremistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat