Rohde: Kompanitë gjermane kanë nevojë për kushte paqësore dhe të besueshme për investime

Aktuale

Rohde: Kompanitë gjermane kanë nevojë për kushte paqësore dhe të besueshme për investime

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:00
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se kompanitë kanë nevojë për kushte paqësore dhe të besueshme për investime në rajon.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se edhe të njëjtin shqetësim e ndan edhe kryetarja e Shoqatës Gjermane të Biznesit Lindor, Cathrina Claas-Muhlhauser.

“Kompanitë kanë nevojë për kushte kornizë paqësore dhe të besueshme. Lexoni më poshtë një artikull të Kryetares së Shoqatës Gjermane të Biznesit Lindor, pse kompanitë gjermane në rajon janë gjithnjë e më të shqetësuara për tensionet në rritje midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Rohde.

Ndërkaq, Asociacioni Gjerman i Biznesit Lindor ka shprehur shqetësimet në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kryetarja e këtij asociacioni, Cathrina Claas-Muhlhauser, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat