Voice of Roma, Ashkali and Egyptians: E papranueshme gjuha e deputetes Bunjaku, kërkojmë masa nga Kuvendi

Aktuale

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians: E papranueshme gjuha e deputetes Bunjaku, kërkojmë masa nga Kuvendi

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:10
Valentina Bunjaku

Organziata joqeveritare, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians e ka dënuar përdorimin e gjuhës raciste gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Bunjaku i ishte drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi me fjalën “magjup”, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

Tutje organizata ka kërkuar nga deputetja të kërkojë falje publike për gjuhën e përdorur.

“Dënojm rëndë përdorimin e gjuhës raciste gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës të bërë nga deputetja Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndaj deputetit Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). “Mshele gojën magjup”, ka thënë mes tjerash Bunjaku në seancë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës duhet të kërkoj falje publike për gjuhën denigruese kur iu referohet kolegut të saj. Bunjaku detyrohet të kërkoj falje jo vetëm ndaj deputetit, por të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian të cilët janë ofenduar nga përdorimi i termit ofendues”, thuhet në reagimin e kësaj organizate në Facebook.

Ndër të tjera, organizata ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të marrë masa ndëshkimore ndaj deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat