Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Shyqri Nimanit

Aktuale

Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Shyqri Nimanit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:23
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe pranë arkivolit të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani.

Në Pallatin e Rinisë homazhe kanë bërë shumë qytetarë e krerë institucionesh.

Shyqri Nimani njihet si pionier dhe si njëri prej themeluesve të departamentit të dizajnit grafik në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe punoi si profesor deri në pensionimin e tij.

Për shkak të profesionalizmit të tij dhe karrierës së gjatë, atij iu besua që ta shkruajë me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Ai ishte edhe muzikant, artist vizual dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe trashëgimisë kulturor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat