Sot provimi i Maturës, Nagavci: Respektimi i rregullave është i domosdoshëm

Aktuale

Sot provimi i Maturës, Nagavci: Respektimi i rregullave është i domosdoshëm

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 08:27
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar sot nxënësve sukses në Provimin e Maturës gjersa ka theksuar se respektimi i rregullave është i domosdoshëm.

Ajo ka thënë se pret përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.

Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

Ne qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!”, shkruan Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat