Liri Loshi “i ashpër” me politikanët e konvertuar në analistë: Ka ardhë Albini e i ka nda si viçat nga gjiri i lopës ku kanë qenë t’u thithë?!

Aktuale

Liri Loshi “i ashpër” me politikanët e konvertuar në analistë: Ka ardhë Albini e i ka nda si viçat nga gjiri i lopës ku kanë qenë t’u thithë?!

Nga: N.E Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:31
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Publicisti Liri Loshi, ka kritikuar analistët që sipas tij mendimet dhe argumentet e tyre janë pa kredibilitet dhe shumë pak vlerë.

Loshi përmes një shkrimi në Facebook, duke iu referuar ish- anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që tashmë shumica janë bërë analistë politikë, thotë se “analisti të konvertohet në politikan, hahet disi. Por, politikani të konvertohet në analist, këtë s’po ma rrokë hiç!”.

Sipas tij, ata janë bërë anlistë se “ se ka ardhë Albini e i ka nda si viçat nga gjiri i lopës ku kanë qenë t’u thithë?!”.

Shkrimi i plotë:

Analisti të konvertohet në politikan, hahet disi. Por, politikani të konvertohet në analist, këtë s’po ma rrokë hiç! Hajde më thoni, si mund t’u besoni atyre dhjetëra politikanëve që janë bërë analistë për shkak se ka ardhë Albini e i ka nda si viçat nga gjiri i lopës ku kanë qenë t’u thithë?! Unë pajtohem se mendimi dhe argumentet janë vlerë e debatit e jo personat dhe historia e tyre, por mendimi dhe argumentët pa kredibilitet, shumë pak vlerë kanë. Nuk kanë thënë kot: “fjalët si Demushi e punët si kurrkushi”. Apo, si ishte ajo barcoleta më e re: njëri kishte shkruar librin që udhëzonte si të bëhesh milioner, por që s’kishte para për ta botuar atë! Kush i beson një këshillëdhënësi të tillë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat