Paralajmëron gjenerali shqiptaro-amerikan: Rama i ka ditët e numëruara, ja çka i tha privatisht Grenellit për Kosovën

Aktuale

Paralajmëron gjenerali shqiptaro-amerikan: Rama i ka ditët e numëruara, ja çka i tha privatisht Grenellit për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:46
Richard Grenell dhe Edi Rama

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se sipas qarqeve më të larta në Amerikë, jeta politike e kryeministrit shqiptar Edi Rama, varet nga ajo e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim në Facebook, Maralusha ka treguar se ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ishte në Tiranë me urdhër të Vuçiqit.

Sipas tij, Rama i ka thënë Grenellit se ai nuk e kundërshton shkëputjen e veriut të Kosovës nga Republika, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Maralushës:

Edi Rama i ka ditët e numëruara. Jeta politike e Ramës, varet dhe është e lidhur ngushtë me jëtën politike dhe fizike të Vuçiqit. Kështu mendojnë disa qarqe me influencë në nivelet më të larta të SHBA-së. Të njëjtat qarqe, poashtu janë të mendimit se jeta politike e Vuçiqit, është duke udhëtuar si një “tren pa frena”, që do ta ngreh zhag “këlyshin” e tij Edi Ramën.

Edhe një gjë tjetër:

Edi Rama i ka premtuar Greqisë se çështja e Çamërisë nuk është një prioritet në kalendarin e tij, derisa ai është në krye të shtetit (në Shqipëri).

Poashtu, kur Grenelli ishte në një vizitë private në Shqipëri, Edi Rama i tha Grenellit se ai vet nuk e kundërshtonte shkëputjen e veriut të Kosovës nga Kosova.

P.S: Grenelli e vizitoi Edi Ramën me urdhër të Vuçiqit dhe me dijeni të plotë të Escobarit dhe të Lajçakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat