Vetura me targa BG dhe i gjithë armatimi i kapur në Zveçan, Policia publikon edhe pamje nga droni

Aktuale

Vetura me targa BG dhe i gjithë armatimi i kapur në Zveçan, Policia publikon edhe pamje nga droni

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 16:20
Pamjet e publikuara nga Policia

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bashkë me Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur sot një konferencë për media pas aksionit të së premtes ku kapën një sasi të konsideruar armatimi në një veturë në Zveçan.

Makina me tabela të Beogradit që është evidentuar edhe pronë e shoqërisë “Hekurudhat e Beogradit” bashkë gjithë armatimin e kapur nga Policia janë ekspozuar sot në konferencën për media.

Sveçla ka thënë se ky armatim ka pasur për qëllim të të përdorej për sulme terroriste, përfshirë edhe kundër ushtarëve të KFOR-it në Veri.

Ai ka thënë se u ndalua një sulm terrorist.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës janë publikuar edhe pamjet e armatimit të kapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat