Hoti për vërshimet në Pejë: Organet kompetente të organizohen sa më parë që tu dalin në ndihmë qytetarëve

Aktuale

Hoti për vërshimet në Pejë: Organet kompetente të organizohen sa më parë që tu dalin në ndihmë qytetarëve

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:41
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas situatës me vërshime në Pejë, të cilat shkaktuan vdekjen e dy persona dhe dëme të mëdha materiale.

Hoti ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave.

Ai ka bërë thirrje ndaj organeve kompentete “të organizohen sa më parë që tu dalin në ndihmë qytetarëve që janë të prekur nga vërshimet dhe të bëjnë vlerësimet e duhura për kompenzimin e dëmeve.”

Reagimi i Hotit:

Ngjarja tragjike që ka ndodhur në Pejë na ka tronditur të gjithëve. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejt të lënduarve.

Ftoj organet kompetente të organizohen sa më parë që tu dalin në ndihmë qytetarëve që janë të prekur nga vërshimet dhe të bëjnë vlerësimet e duhura për kompenzimin e dëmeve.

Falënderim i veçantë për organet lokale të komunës së Pejës, FSK-në, njësitë e kërkim shpëtimit dhe të gjithë qytetarët për angazhimin dhe përkushtimin për tu dal në ndihmë të prekurve nga vërshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat