A mund të synojë Wagneri probleme në veriun e Kosovës?

Aktuale

A mund të synojë Wagneri probleme në veriun e Kosovës?

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Rebelimi në Rusi u ndërpre, pa plasur lufta civile. Por njohësit e sigurisë në vend po vlerësojnë se problemet e anëtarëve të Wagnerit mund të vazhdojnë, pavarësisht tërheqjes nga grusht-shteti ndaj presidentit Vladimir Putin.

Bedri Elezi vlerëson se mercenarët e organizatës paraushtarake mund të shkaktojnë telashe në veri të Kosovës, pasi mund të dislokohen në këtë zonë me marrëveshje të fshehtë me Serbinë, raporton Klan Kosova.

Ndërsa Fatmir Sheholli thotë se duhet t’u kushtohet vëmendje edhe vetëm simpatizuesve të Wagnerit, që vijnë nga grupet protestuese serbe në komunat veriore.

Këta thonë se të njëjtit edhe mund shkaktojnë probleme edhe në shenjë pakënaqësie ndaj udhëheqësve politikë serbë.

KFOR-i dhe EULEX-i në vazhdimësi e kanë mohuar prezencën e anëtarëve të Wagnerit në Kosovë.

Megjithatë, në protestën në anën serbe, matanë kufirit të Jarinjës, protestuesve djathtistë serbë u printe Damjan Kezheviq, i cili paraprakisht e kishte vizituar qendrën e Wagnerit në Rusi, për t’u koordinuar për planin e ashtuquajtur të çlirimit të pikëkalimit kufitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat