Lirimi i tre policëve, Abdixhiku: Sjelljet agresive të Serbisë duhet të dënohen

Aktuale

Lirimi i tre policëve, Abdixhiku: Sjelljet agresive të Serbisë duhet të dënohen

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 13:14
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre zyrtarëve policor duke e quajtur rrëmbimin e tyre akt të agresionit luftënxitës.

Abdixhiku falënderoi miqtë ndërkombëtarë, ku tha në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë.

“Sot, falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre”, ka thënë Abdixhiku përmes një postimi në faqen zyrtare të LDK-së.

Partia në fjalë ka dënuar sjelljet e Serbisë duke i ka quajtur agresive.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat