Musliu: Zhvendosja e “Vidovdanit” nga Gazimestani në Graçanicë, veprim i planifikuar për të shkaktuar incidente

Aktuale

Musliu: Zhvendosja e “Vidovdanit” nga Gazimestani në Graçanicë, veprim i planifikuar për të shkaktuar incidente

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:36
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu,  ka komentuar zhvendosjen e ceremonisë tradicionale të Vidovdanit (Betejës së Kosovës) nga aty ku mbahet zakonisht, në Gazimestan, në Manastirin e Graçanicës.

Musliu, ka thënë se kjo është shokuese, kjo zhvendosje e lokacionit. Pasi sipas tij, është zhvendosur nga një vend ku mund të kontrolloheshin dhe filtroheshin serbët në një vend shumë të ngushtë dhe jo të kontrollueshëm për Policinë e Kosovës.

“Të zhvendosët nga një vend që mund të kontrollohet dh të filtrohen njerëzit që do të marrin pjesë të zhvendoset në një vend aq të ngushtë në një rrugicë 150 metra ku do të mblidhen mijëra do të pamundësohet veprimtaria e Policisë. Ka plane për incidente dhe pritet që polica do të provokohet”, ka thënë Musliu në RTV Dukagjini.

Musliu ka thënë se është dashur që organet kompetente të reagojnë, kur është bërë publike njoftimi për zhvendosjen e lokacionit.

“Është dashur të reagohet menjëherë, se kush është i prift që vendos se ku do të mbahet një tubim, është vetëm një prift shpirtëror, nuk ka lidhje me atë çka ndodhë në terren. Mund të kenë incidente ndërmjet vete. Kundër çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve janë unik”, ka shtuar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat