“BE dhe SHBA, strategji të gabuar”- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Janë në anën e Vuçiçit, po e mbajnë pranë vetes që ai të braktisë Putinin

Aktuale

“BE dhe SHBA, strategji të gabuar”- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Janë në anën e Vuçiçit, po e mbajnë pranë vetes që ai të braktisë Putinin

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 22:12
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka thotë se Putinit i intereson një konflikt në Ballkan, me qëllim që të hiqet vëmendja nga lufta në Ukrainë.

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Lauka u shpreh se amerikanët dhe evropianët po mbajnë më tepër anën e Vuçiçit, me qëllim që ai të braktisë Putinin.

Sot që flasim ne Ukraina thotë kundërofensive ai thotë unë po e mbroj dhe ka bërë fortifikime Putini, nuk është se nuk mbrohet dhe nuk ka asnjë perspektive të afërt si do shkojë konflikti atje dhe bota po merret seriozisht me këtë.

Putinit i interesonte që të hapej diçka këtu dhe të zhvendoset vëmendja atje. Në këtë pikë amerikanët dhe evropianët po kërkojnë që ta shmangin këtë duke tërhequr Vuçiçin gjoja me lëshime, me përkëdhelje sedrash të tij dhe në një farë kuptimi, sipas meje që është e padrejtë, se ata janë ndërmjetës midis Kosovës dhe Serbisë dhe jo në anën e njërit apo tjetrit dhe tani me këto qëndrime që kanë mbajtur unë gjykoj se janë më tepër në anën e Vuçiçit për ta paqësuar atë për ta tërhequr pranë vetës dhe për të braktisur Putinin. Kjo është një strategji e gabuar. Ashtu sic ka qenë e gabuar në paqësimin e Putinit sepse konflikti në Ukrainë është edhe pasojë e politikës së paqësimit edhe të amerikanëve edhe të evropianëve”, tha  Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat