Deputeti Rexhaj komenton letrën e senatorëve drejtuar Biden

Aktuale

Deputeti Rexhaj komenton letrën e senatorëve drejtuar Biden

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 00:44
Arbër Rexhaj

Letrën e tetë senatorëve amerikanë drejtuar presidentit të SHBA-së Joe Biden, deputeti i VV-së Arbër Rexhaj e ka cilësuar të padrejtë.

Ai  tha se veprimet e institucioneve të Kosovës karshi situatës së krijuar në veri pas zgjedhjeve të mbajtura, nuk ishin jo-institucionale.

“Ne kemi të drejtën të mendojmë e të veprojmë me kokën tonë.”, tha ai.

Rexhaj thotë se përfshirja e Kosovës e Serbisë në letrën e senatorëve si palë destruktive, paraqetë një të padrejtë tjetër.

“Pavarësisht që Kosova, qytetarët, institucionet e pavarësia është fryt i drejtëpërdrejt i SHBA-së. Edhe sot opozita e patë një qasje të tillë, pse gjuha jonë tingëllon në këtë formë, e në fakt është kritike. Ne kemi të drejtën të mendojmë e të veprojmë me kokën tonë. Në kuptimin e jo shmangjes së përgjegjësive që na takojnë neve si Qeveri e si instotucione.”, u shpreh Rexhaj tutje në Prime Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat