Avdia: Ka filluar shtensionimi i situatës në veri të Kosovës

Aktuale

Avdia: Ka filluar shtensionimi i situatës në veri të Kosovës

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 07:06
Tomorr Avdia

Ish-diplomati, Tomorr Avdia vlerëson se tashmë Qeveria e Kosovës ka filluar shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Avdia tha se këta hapa drejt shtensionimit janë bërë edhe pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly gjatë ditës së sotme.

“Unë e shoh që ka filluar shtensionimi i situatës dhe hapat janë bërë nga institucionet tona duke përfshirë Qeverinë dhe institucionet tjera. Këto hapa janë edhe pas deklarimeve që ka pasur herë pas here kryeministri, por edhe pas takimit të kryeministrit me sekretarin britanik të Jashtëm gjatë ditës së sotme. Në një deklaratë të kryeministrit është thënë për mediat britanike se shteti, Qeveria, dhe institucionet tona jemi të hapur, të gatshëm të organizojmë zgjedhje të tjera në veri të vendit ky është hapi kryesor”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në takim nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kurti gjatë takimit e njoftoi sekretarin Cleverly me propozimin e tij për shtensionimin e situatës, duke theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat