Reagimi i Ambasadës amerikane pas lirimit të tre policëve

Aktuale

Reagimi i Ambasadës amerikane pas lirimit të tre policëve

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 08:33
Ambasada amerikane

Ambasada amerikane e mirëpret lirimin e tre policëve dhe pret që tani të ndërmerrën hapa të tjerë për shtensionim.

Ndërkombëtarët i kërkonin Serbisë që t’i lëshonin tre policët kufitarë kosovarë, që ishin marrë nga forcat serbe. Ata u liruan sot dhe Ambasada amerikane në Prishtinë e ka mirëpritur këtë lajm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpresin lajmin e lirimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës; jemi të lumtur që ata u ribashkuan me familjet e tyre”, është thënë në përgjegjen e Ambasadës.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë dhënë “udhërrëfyesin” e tyre se si duhet të shtensionohet situata në veri të Kosovës.

Sipas tyre, Kosova duhet ta bëjë hapin e parë, duke tërhequr kryetarët e rinj nga objektet komunale të Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.

Pas lirimit të policëve, SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i ndërmarrin hapat që, sipas tyre, çojnë në shtensionim të situatës.

“SHBA-ja dhe BE-ja, kemi qenë të qartë për pritjet tona nga të dy palët. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrë hapa konkretë për shtensionim dhe të evitojnë veprimet që do të mund interpretohet si eskalim”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës.

Tre policët kosovarë që ishin rrëmbyer më 14 qershor, sipas autoriteteve kosovare, brenda territorit të Kosovës, u liruan sot në një seancë gjyqësore të paparalajmëruar.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhej se të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë iu është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se “ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia”.

Që nga kapja e tre policëve, SHBA-ja dhe BE-ja ka kërkuar që Serbia t’i lirojë urgjentisht ata. Lirimi i policëve ishte në një nga tre propozimet që Përfaqëusesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, i bëri të enjten pas takimit për “menaxhim të krizës”, që i kishte me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat