Familja Imeri zbulon pse Grenell ishte në veri të Kosovës: Këta dy politikanë s’po shohin “ditë të bardha”

Aktuale

Familja Imeri zbulon pse Grenell ishte në veri të Kosovës: Këta dy politikanë s’po shohin “ditë të bardha”

Nga: A.Zh Më: 27 qershor 2023 Në ora: 09:35
Richard Grenell dhe Goran Rakiq

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar pas vizitës së ish të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në veri të Kosovës.

Kjo familje ka thënë se Grenell është shef i opozitës në Kosovë dhe se ai po kërkon “fatin” e tij në Kosovë, përcjell Bota sot.

Në shkrimin e publikuar në Facebook, familja Imeri ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të cilin ka thënë se bashkë me Aleksandar Vuçiqin, nuk po “shohin ditë të bardha”, që nga ardhja në pushtet e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Sipas tyre, “tërë kllapën kriminale të veshur me pushtet në nivel ndërkombëtar e ka kap stuhia, të cilën e krijuan vet”.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

'Shefi' i opozitës kosovare zoti Grenell, i dekoruar nga fqinji verior paska shkuar ta qetësojë veriun e 'trazuar', i gjori Grenell mbeti skutave duke kërkuar 'fatin' e tij.

Batallxhinjëve të këtij soji u ka marrë mot i keq, drejtësia ua ka ndëshkuar shefin - lexoni Trumpin, të ndëshkuarin, të pandehurin, plakun rrenacak nuk ka kush e mbron, sepse nuk ka kush e mbron as shefin e tij në Kremlin.

Tërë kllapën kriminale të veshur me pushtet në nivel ndërkombëtar e ka kap stuhia, po, po stuhia, të cilën vet e krijuan.

Tash po përballën me stuhinë e vet.

-Ka nga ata që akoma ëndërrojnë se Trumpi do të vishet me pushtet.

Sa dëshpëruese është kur konspiracionet të zhgënjejnë dhe bëhen ankthe që të shoqërojnë tërë jetën, nga këto që po lexojmë, po kuptojmë se Putinit, Trumpit dhe veglave të tyre në Ballkan po u rrëshqet dheu nën këmbë.

Prej se u votuan plebishitarisht Albin Kurti e Vjosa Osmani, fqinji verior dhe vasali i tij në Tiranë nuk po gjejnë rehati, nuk po shohin ditë të bardha, ani se pushtetin e kanë forcuar deri në maja me 100 manipulime e ndërskamca.

Zhvillimet e reja në Rusi tregojnë se Putini nuk ka ardhmëri dhe mbijetesa e tij është e pasigurtë.

Ky është një lajm i zi për të gjithë ata që e ndërtuan një ambient kërcënimesh në nivele botërore që rezultuan në luftëra të përgjakuara.

Tash është koha që me këto kërcënime të ballafaqohen vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat