Atiq: Gjuajtja me granatë dore e objektit të komunës, sulm terrorist

Aktuale

Atiq: Gjuajtja me granatë dore e objektit të komunës, sulm terrorist

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:23
Erden Atiq

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e ka cilësuar si sulm të organizuar terrorist gjuajtjen me granatë dorë ndaj objektit të kësaj komunë.

Ai tha se ata që tentojnë që të ndalin frikë nuk do të ia dalin dhe institucionet do të funksionojnë pavarësisht këtyre sulmeve dhe kërcënimeve.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist. Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin.

Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat