FSK dhe Garda Kombëtare e Ajoas drejt thellimit të bashkëpunimit

Aktuale

FSK dhe Garda Kombëtare e Ajoas drejt thellimit të bashkëpunimit

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:45
Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajoas, gjeneral major Stephen Osborn dhe komandanti Bashkim Jashari

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajoas, gjeneral major Stephen Osborn, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës ku është pritur në takim nga komandanti Bashkim Jashari. Ata janë pajtuar që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Ajoa-FSK 2024-2025.

Të dy gjeneralët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe Gardës së Ajoas.

“Gjatë takimit gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë UF “Defender Europe 23”, bashkëpunimin në fusha tjera dhe thellimin e bashkëpunimit mes GK Iowa dhe FSK, ku edhe u pajtuan që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Iowa-FSK 2024-2025”, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

Gjenerali Osborn ka vizituar edhe Regjimentin e Parë të Komandës së Forcës Tokësore (R1 KFT).

Gjatë vizitës në R1K, Gjeneral Osborn, është njoftuar në detaje me misionin, detyrat, pajisjet e R1K dhe është diskutuar më gjerësisht rreth angazhimeve të regjimentit e me fokus gjatë ushtrimit fushor “Defender Europe 23

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat