Grubi: Sot harmonizuam tekstin për integrimin e kufijve me Kosovën

Aktuale

Grubi: Sot harmonizuam tekstin për integrimin e kufijve me Kosovën

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:51
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo Kosovës kanë harmonizuar tekstin për integrimin e kufijve.

“Jam shumë i lumtur që pas gati se dy viteve e harmonizuam tekstin për marrëveshjen e instalimit të ‘One-Stop Shop’ në kufijtë me Kosovën, në Bllace dhe Jazhincë. Kufi i integruar me vetëm një kontroll, vetëm një kontroll kur ju hyni në Maqedoni dhe vetëm një kontroll kur ne hyjmë në Kosovë”.

“Sot është harmonizuar teksti, pastaj duhet të kaloj në qeveri tek ne dhe ju dhe pastaj nënshkruhet nga ministrat Sveçla dhe Spasovski, pastaj duhet të zbatohet nga ekipet në terren”, tha Grubi në Rubikon.

Sipas Grubit, parashikimet janë që marrëveshja për kufij të integruar të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat