Kurti uron Kurban Bajramin: Le të bëhemi më solidarë e më zemërgjerë

Aktuale

Kurti uron Kurban Bajramin: Le të bëhemi më solidarë e më zemërgjerë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 06:33
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

Kurti tha se sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin e jo vetën, të mirën e përgjithshme e jo të mirën vetanake.

“Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve”.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat