Morën pjesë edhe djali i Vuçiqit dhe zëvendësja e Petkoviqit- përfundon festa “Vidovdanit”, me këngë nacionaliste për Kosovën

Aktuale

Morën pjesë edhe djali i Vuçiqit dhe zëvendësja e Petkoviqit- përfundon festa “Vidovdanit”, me këngë nacionaliste për Kosovën

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 06:53 Përditësuar në ora: 13:52 më 28.06.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfundon festa “Vidovdanit”, serbët këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

Kjo festë është mbajtur çdoherë në Gazimestan, mirëpo këtë vit po mbahet në Graçanicë, me vendim të peshkopit Teodosije Shibaliq.

Një grup qytetarësh serbë, pas kryerjes së meshës për festën e njohur si Vidovdan, kanë defiluar në rrugët e Graçanicës, duke kënduar këngë nacionaliste për Kosovën.

Bëhet e ditur se në tubim u pa edhe djali i presidentit të Serbisë, Aleksndar Vuçiq, i shoqëruar me truproje.

Serbët në Graçanicë po festojnë festën e Vidovdanit. Qindra serbë janë mbledhur në Graçanicë për ta festuar këtë festë. Deri tani situata ka qenë e qetë.

Manifestimi ka filluar që nga mëngjesi, ndërkaq për mbarëvajtjen e saj po kujdeset Policia e Kosovës, e cila ka treguar se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës dhe se ato do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.

Qytetarët serbë dëgjohen duke thënë “Kosova është zemra e Serbisë” në Graçanicë

Qytetarët serbë, të cilët sot kanë ardhur nga Beogradi për të marr pjesë në festën e Vidovdanit, pas përfundimit të pjesë së parë u panë rrugës duke brohoritur thirrje “Kosova është zëra e Serbisë”.

Që nga mëngjesi, në Manastririn e Graçanicës, qytetarë serbë kanë nis festimin e Vidovdanit.

Pjesëmarrës në pjesën e parë të festës ishte edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq me mesazh përmes djalit në Graçanicë: Dorëzimi s’është opsion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dërgoi të birin e tij në Kosovë, Danilo Vuçiq me rastin e festimit të “Vidovdanit”, i cili mbante të veshur një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion”.

I njëjti u pa duke u përshendetur me serbët e tjerë që po marrin pjesë në manifestim.

Edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë u panë mbishkrime nacionaliste "Nuk e japim djepin e Serbisë".

Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë pas përmbylljes së liturgjisë në manastir.

Ndërkaq, për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë u shënua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës.

Serbët në Graçanicë me shkrime provokuese: Nuk e japim djepin e Serbisë

Në Manastirin e Graçanicës po shënohet festa e "Vidovdanit". Serbët janë mbledhur këtu që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq ceremonia ka nisur rreth orës 09:00. Edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrime nacionaliste si "Nuk e japim djepin e Serbisë".

Para pjesëmarrësve, patriarku Porfirije, tha se “në Graçanicë e kuptojnë më së miri se kush janë”. Derisa duke folur për disa momnumente kulturore fetare të Kosovës, ai pretendoi përvetësimin e tyre.

Porifirije: Në Graçanicë kemi shtëpinë tonë

"Nëse diku mund të kuptojmë se jemi këta që jemi, është pikërisht Kosova, është pikërisht kjo portë e Graçanicës së shenjtë, është populli i Deçanit, është Patriarkana e Pejës, është Bogorodica e Levishkës, është e Deviqi, janë vendet e shumta të shenjta me të cilat është zbukuruar toka e Kosovës. Këtu në këtë vend, ne e dimë se kush jemi, këtu e dimë se çfarë jemi, këtu kuptojmë se nga vijmë dhe cili është qëllimi ynë i ekzistencës. Këtu jemi vëllezër dhe motra në shtëpinë tonë, këtu në Kosovë. Shumë herë ia kam kujtuar vetes këtë fakt, dhe tani, duke ua thënë të gjithëve, po ju kujtoj edhe juve dhe po jua kujtoj këtë fakt dhe të vërtetë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë, gjithë botës dhe të gjithë njerëzve të botës. Ne jemi këtu në shtëpinë tonë, këtu jemi në shtëpinë tonë", ka thënë ai.

Që nga mëngjesi janë pozicionuar edhe ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it, e të pranishëm janë edhe EULEX-i.

Për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë nuk është shënuar në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës. Ndërsa tash serbët kanë filluar të shpërndahen.

Një helikopter i KFOR-it mbikëqyr situatën mbi Gazimestan

Liturgjia e Vidovdanit sot u mbajt në Manastirin e Graçanicës, e cila u udhëhoq nga patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, Porifrije.

Vidovdani zakonisht ndër vite është mbajtur në Gazimestan, por për shkak të situatës aktuale dhe pas një takimi mes Teodosijes dhe komandantit të KFOR-it Ristuccia, u vendos që sivjet të mbahet në Graçanicë. Serbët gjithashtu e prezantuan këtë ndryshim lokacioni edhe si mungesë e sigurisë.

Por, derisa ritet fetare po kryhen në Graçanicë, një helikopter i KFOR-it është parë mbi Gazimestan.

Në liturgjinë e Vidovdanit po merr pjesë edhe kryetarja e Graçanicës dhe zëvendësja e Petkoviqit

Në Manastirin e Graçanicës u mbajt liturgjia e Vidovdanit, që e udhëhoqi patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, Porifrije.

Aty po merr pjesë një numër i qytetarëve serbë.

Në mesin e tyre janë edhe kryetarja e Graçanicës Lilijana Shubariq dhe Milena Parliq, e cila është zëvdenëse e Petar Petkoviqit, në Zyren për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Po ashtu në liturgji po merr pjesë edhe peshkopi Teodosije.

​Serbët provokojnë gjatë festimit të “Vidovdanit”

Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet "Vidovdani" në Manastirin e Graçanicës.

Në bluzat e shumë të rinjve serb shihen mbishkrimet provokuese "Nuk e japim djepin e Serbisë", derisa edhe këndonin për Kosovën.

Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.

Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR.

Aktualish në Manastirin në Graçanicë ka filluar liturgjia e parë për "Vidovdanin".

Nis mbledhja e serbëve në manastirin e Graçanicës

Qytetarët serbë sot mbajnë festën e “Vidovdanit”, ndërkaq lidhur me këtë Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.

Festës së Vidovdanit i ka paraprirë tubimi i së martës në Graçanicë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Ndryshe, Policia e Kosovës thuhet se edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, ka paraparë disa masa dhe objektiva strategjike.

“Vidovdani” gjithnjë festohej në Gazimestan, disa kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por për siç kanë thënë këtë vit do të mbahet në Graçanicë

Angazhimet policore për “Vidovdanin”, do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës

Sot pritet që serbët të mbajnë festën e “Vidovdanit”, ndërkaq lidhur me këtë Policia e Kosovës, sipas ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë të mërkurës si:

Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.

Garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie.

Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora 07:00, andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.

“Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e mërkurë, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do t’i ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat