​Kurti pas takimit me Tërnavën: Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen

Aktuale

​Kurti pas takimit me Tërnavën: Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:01
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Derisa ka uruar të gjithë qytetarët për festë, Kurti falënderoi edhe myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame për angazhimin në vazhdimësi.

Kurti: Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen

Për festën e Kurban Bajramit vizitën e parë e bëra në Bashkësi Islame, për t’i uruar myftiut Naim Tërnava e bashkëpunëtorëve të tij. Për t’ju falënderuar përsëri për rolin, angazhimin e kontributin që edhe Bashkësia Islame e edhe myftiu si udhëheqës e ka luajtur në vazhdimësi. Dhe gjithashtu për të uruar njëkohësisht të gjithë besimtarët për këtë festë të sakrificës. Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen, sepse të mirat duke i ndarë bëhen të mira për shumicën, bëhen të mira për të gjithë. Andaj, edhe mirëqenien duhet ta ndajmë, e sakrifica ja vlen, e nuk ka ditë më të përshtatshme për ta kujtuar këtë dhe për ta konkretizuara sesa Festa e Kuraban Bajramit. Urime të gjithë besimtarëve”, ka thënë Kurti.

Gjatë vizitës në BIK, Kurti duke diskutuar me Myftiun e Kosovës, është shprehur se pas vizitës në Londër, në Kosovë po e pret një punë e madhe.

Kurti: Kudo që shkon, meqë e ke telefonin je edhe në zyrë

“Kudo që shkon, meqë e ke telefonin je edhe në zyre, plus kur të kthehesh në zyre është ai grumbulli i letrave. Sot, në mëngjes u detyrova të shkoj, pasi ka raporte, ka sene që duhet lexuar brenda...Duhet t’i përcjellim çfarë po ndodh, sepse është bë kohë e vështirë edhe sa i përket informacionit dhe lajmit, pa e lexuar një ngjarje nga tre apo këtë kënde, nuk po mundesh përshtypjen e saktë dhe të vërtetë”, është shprehur Kurti.

Kryeministri ka përmendur edhe lirimin e tre policëve të vendit, me ç’rast ka marë shembullin e xhevahirit, duke thënë se prej presionit të madh është bërë edhe xhevahiri.

Kurti: Prej presionit të madh është bërë xhevahiri

“Edhe xhevahiri që është guacë, se guacat janë të rralla që e kanë xhevahirin brenda, xhevahiri në guacë është prej presionit të madh. Prej presionit të madh është bërë xhevahiri”, ka thënë Kurti mes të qeshurave.

Kurti ka njoftuar se do t’i vizitojë policët e liruar, të cilët më 14 qeshor janë arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat