Ambasadorët urojnë Kurban Bajramin

Aktuale

Ambasadorët urojnë Kurban Bajramin

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovës kanë uruar qytetarët me rastin e Kurban Bajramit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovës dhe mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott ka uruar Kurban Bajramit.

“Ju uroj të gjithë Myslimaneve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Abbott në Facebook, në shqip, anglisht e serbisht.

Gjithashtu Kurban Bajrami është uruar edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Facebook.

“BE në Kosovë të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit. Për hajër ju koft ky Bajram, bereqet dhe lumturi”, thuhet në urimin e postuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat