Bluza e tij shkruante “s’ka dorëzim”/ Reagon Bajqinovci: Danilo e hoqi bluzën - Ka, ka dorëzim

Aktuale

Bluza e tij shkruante “s’ka dorëzim”/ Reagon Bajqinovci: Danilo e hoqi bluzën - Ka, ka dorëzim

Nga: A.SH Më: 28 qershor 2023 Në ora: 20:48
Djali i Vuçiqit

Policia e Kosovës sot ka ndaluar djalin e presidentit Vuçiq duke ia hequr bluzën që e kishte veshur me mbishkrime provokative për Kosovën.

Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë, ka dorëzim edhe për djalin e Vuçiqit.

Postimi në Facebook:

Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s'ka dorëzim.

Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S'ka dorëzim). Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heq bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat