Meliza Haradinaj për marrëveshjen franko- gjermane: Marrëveshja e Miroslavit

Aktuale

Meliza Haradinaj për marrëveshjen franko- gjermane: Marrëveshja e Miroslavit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:47
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka numëruar shtetet mosnjohëse të Kosovës, me të cilat Daçiq ka pasur aktivitet diplomatik tre muajt e fundit dhe  i ka falenderuar për mos njohjen e Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

‘MARRËVESHJA (franko-gjermane) E MIROSLAVIT’

… Morocco, Cambodia, Kyrgyzstan, Mozambique, Kenya, Angola, Algeria, Cuba, Ethiopia, Azerbaijan, Georgia, Argentina, Eritrea, Zimbabwe, Rwanda, Vietnam, Eswatini, Cameroon, Guatemala, Cyprus, Paraguay…

Këto janë disa nga shtetet mosnjohëse me të cilat Daçiqi ka pasur aktivitet diplomatik vetëm 3 muajt e fundit – me shkëmbim vizitash, pritje, telefonata, takime me ambasadorë respektiv apo falënderime për respektim të të ashtuquajtur ‘integritet territorial të Serbisë’ pra falënderim për mosnjohjen e Kosovës!

Kaq për pikën 4 të ’Marrëveshjes së Miroslavit’ dhe për ndëshkimet e BE-së ndaj Serbisë!

Kaq për cilësimin ‘njohje defakto’ nga qeveria dhe një parti opozitare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat