Pozhari shprehet i lumtur: Moti është dashur një Xhelal me vullnet të hekurt

Aktuale

Pozhari shprehet i lumtur: Moti është dashur një Xhelal me vullnet të hekurt

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 00:31
Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se moti është dashur që Kosova të ketë Xhelal Sveçlen me vullnet të hekurt në Ministri të Punëve të Brendshme.

Pozhari ka përmendur ish ministrat e MPB-së, Agim Veliun, Ekrem Mustafën dhe Sekndër Hysenin, duke thënë se paramendoni me pas qenë ndonjëri prej tyre tani ministër.

Ai ka thënë se veriun vlon prej krimit që është trashur ndër vite, e sa më shumë pastrohet aq më agresivë bëhen kriminelët.

Postimi i plotë:

Këta kanë qenë ndër vite disa nga ministrat e punëve të brendshme në Kosovë.

Paramendoni sot me pas qenë ministër ndonjëri prej këtyre në vend të Xhelal Sveçlës!

Jo rastësisht veriu vlon prej krimit që është trashur ndër vite, e sa më shumë që pastrohet aq më agresivë bëhen kriminelët. Kjo ngaqë janë mësuar ta kenë sallamadi me qiftin e këtyre që ishin ministra dhe janë paguar nga taksat tona që mos të bëjnë asgjë!

Prej moti është dashur një Xhelal me vullnet të hekurt dhe Qeveri e cila me këmbëngulje insiston në respektimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit.

Alternativë tjetër nuk ka. As që duhet të ketë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat