Shutanovac: Kosova mund të përjashtohet nga programi i Kornizës së Investimeve të BE-së me vlerë 30 miliardë euro

Aktuale

Shutanovac: Kosova mund të përjashtohet nga programi i Kornizës së Investimeve të BE-së me vlerë 30 miliardë euro

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:38
Ish-lideri i Partisë Demokratike në Serbi, Dragan Shutanovac

Ish-lideri i Partisë Demokratike në Serbi, Dragan Shutanovac, ka thënë se Kosova mund të marrë një masë ndëshkuese tepër të rëndë nga ana e Bashkimit Evropian.

Shutanovac në llogarinë e tij në Twitter ka deklaruar se Kosova mund të jetë përjashtuar nga programi i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, një program që kap një vlerë të jashtëzakonshme prej 30 miliardë eurove.

“Ashtu siç qëndrojnë gjërat, Kosova është përjashtuar nga programi i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor i cili kap vlerën e 30 miliardë eurove”, ka shkruar Shutanovac.

Ai ka thënë se Kurti përveç shkatërrimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po punon edhe për rënien e shoqërisë kosovare.

“Kurti, ende i kënaqur!? Përveç shkatërrimit të raportit Beograd-Prishtinë, ai në thelb po punon edhe për rënien e shoqërisë kosovare”, ka thënë ai.

Ai e ka fajësuar kryeministrin Kurti dhe sipas tij, ai nuk është i lumtur për sanksionimin e Kosovës.

“… fatkeqësisht në Prishtinë është një njeri në pushtet i cili – si askush para tij – nuk dëshiron të pranojë se të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë të njëjtat të drejta. Personalisht nuk jam i lumtur për sanksionimin e asnjë vendi, por është e qartë se zyrtarët e BE-së kanë vendosur.” – shkroi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat