I revoltuar me kritikat ndaj Kurtit, Baraliu i reagon ashpër Abdixhikut: E gërrditshme, shfrytëzoni pak trurin tuaj!

Aktuale

I revoltuar me kritikat ndaj Kurtit, Baraliu i reagon ashpër Abdixhikut: E gërrditshme, shfrytëzoni pak trurin tuaj!

Nga: A.M. Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:38
Bleron Baraliu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka lëshuar disa akuza dhe kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur”, shkroi Abdixhiku.

Pas këtij reagimi, Abdixhikut i ka replikuar analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu.

Fillimisht, ai vlerësoi se LDK për momentin fare nuk ekziston, derisa tha se ka mbetur vetëm hija e saj.

Baraliu ia bëri me dije Abdixhikut se qëndrimet e tyre dhe të LDKsë kanë qenë në konsistencë afër këndvështrimit pro serb që ka rrezatuar kryesisht nga Brukseli dhe bashkëmendimtarët e tyre në DC.

“LDK për momentin fare nuk ekziston, por ka mbetur vetëm hija e saj.  Zgjohuni nga amullia dhe dëshmoni se dini diçka më shumë se t'ua puthni këmbët atyre që na kërcënojnë me sanksione dhe sabotojnë Kosovën në arenën ndërkombtare.  Mos vazhdoni me vasalizmin e gërditshëm që na ka sjellë në qorrsokak politik dhe ekonomik.  Tregoni se dini më shumë se disa kukulla - shfrytëzoni trurin tuaj, jo vetëm instinktet shtazarake, siç thotë një fjalë e urtë amerikane”, shkroi ndër të tjera analisti nga Amerika, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sinqerisht e kam: LDK për momentin fare nuk ekziston, por ka mbetur vetëm hija e saj.  Askush nuk e merr atë më seriozisht -- madje as vet simpatizantët e saj!

(Replikë ndaj deklaratave amatore të kryetarit të LDKsë, @Lumir Abdixhiku)

Kur një zyrtar i lartë politik përdor cilësimin 'mediat e pushtetit' dhe 'analistët e paguar' duhet të ketë dhe prezantoj para publikut evidencë specifike, ose së paku përcaktime të sakta - e jo të veproj sikur një lopë që kryen nevojat pa menduar për alternativa apo konsekuenca, siç thotë populli përmes një idiome që nuk desha t'a sjellë të vrazhdtë këtu. 

Me sa kam parë vet deri më tash mediat në Kosovë janë pothuajse në tërësi kundër politikave të qeverisë, dhe as kam ide se cila prej tyre ka gjasa të klasifikohet as përafërsisht si 'medie e pushtetit'(njëjës) lëre më 'mediat e pushtetit'(shumës).

E njëjta vlen për 'analistë të paguar'... Në tërë këtë rrëmujë, analistët kanë qenë kaq kundër politikave qeveritare sa që kanë qenë shumë afër këndëvështrimit dhe politikave të vuc*cit.  Në fakt, nëse harrojmë fare motivet dhe botëkuptimet, do të thoja se edhe qëndrimet e juaja dhe të LDKsë kanë qenë në konsistencë afër këndvështrimit pro serb që ka rrezatuar kryesisht nga Brukseli dhe bashkëmendimtarët e tyre në DC.

Megjithëse e kuptoj nevojën për të krijuar diçka 'divergjente' për të pretenduar se opozita ka ide konkrete në relacion me politikat ditore dhe zhvillimet e koklavitura e kërcënuese ndaj Kosovës kjo nuk është mënyra bindëse.  Nëse LDK dëshiron të tejkaloj proklivitetin e saj 'as mish as peshk', atëherë duhet të nxjerrë qëndrime serioze dhe origjinale në raport me diskursin e tmerrshëm diplomatik e politik rreth dhe në Kosovë, e jo të kujtoj se në puthadorje me burokratë aktivisht të njëanshëm antishqiptar nga Evropa e Amerika do t'a bind dikënd t'a marr seriozisht si palë në proces. Për momentin ju përfaqësoni rreth 10% të mendimit politik, dhe kjo shifër është në rënie.  Edhe ky 10% gjen strehë aty kryekëput në mungesë të alternativës dhe i shtyrë nga lojaliteti nëpër kohë, jo sepse beson se ju vërtetë përfaqësoni një rrymë politike.

Sinqerisht e kam: LDK për momentin fare nuk ekziston, por ka mbetur vetëm hija e saj.  Zgjohuni nga amullia dhe dëshmoni se dini diçka më shumë se t'ua puthni këmbët atyre që na kërcënojnë me sanksione dhe sabotojnë Kosovën në arenën ndërkombtare.  Mos vazhdoni me vasalizmin e gërditshëm që na ka sjellë në qorrsokak politik dhe ekonomik.  Tregoni se dini më shumë se disa kukulla - shfrytëzoni trurin tuaj, jo vetëm instinktet shtazarake, siç thotë një fjalë e urtë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat