“Vuçiq ka rënë në kurthin e Kurtit”, publikohen pamjet se kryeministri i Kosovës nuk është i izoluar

Aktuale

“Vuçiq ka rënë në kurthin e Kurtit”, publikohen pamjet se kryeministri i Kosovës nuk është i izoluar

Nga: A.Zh Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:28
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka rënë në kurthin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Sipas kësaj familjeje, kryeministri Kurti nuk është i izoluar siç po raportojnë “tellallët e kriminalizuar”.

Postimi i plotë i familjes Imeri:

Sa të kemi një lider si Albin Kurti, të cilin e takon Papa, i telefonon shefi i diplomacisë amerikane Blinken, takohet me ministrin e jashtëm britanik James Cleverlyn dhe të tjerë të këtij niveli në këto çaste tensionesh në nivel global.

Kjo tregon se lidershipi i ri kosovar jo që nuk është i izoluar siç shpikin lajme të rreme mediat e nëntokës opozitare, por ai është i mirëkuptuar dhe i mirëpritur gjithandej.

Dhe për fund Vuçiqi ka pësuar keq, ai ka rënë në kurthin e kryeministrit Kurti kjo veç po dëshmohet.

Pra, kryeministri kosovar nuk është i izoluar siç klithin, kukasin rrejshëm tellallët e kriminalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat