Profesori i Shkencave të Sigurisë tregon se për çfarë janë të interesuara grupet kriminale serbe

Aktuale

Profesori i Shkencave të Sigurisë tregon se për çfarë janë të interesuara grupet kriminale serbe

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:34
Pamje nga veriu i Kosovës

Avni Islami, profesor i Shkencave të Sigurisë, vlerëson se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës janë legjitime.

Ai thotë se Lista Serbe dhe grupet kriminale në veri duan që ta tensionojnë situatën në mënyrë që kryetarët e zgjedhur mos t’i lënë të punojnë.

“Sepse me rastin e bojkotimit të zgjedhjeve serbe në veriun e Kosovës, dhe pavarësisht asaj që zgjedhjet janë mbajt dhe janë ndalë një numër i vogël, zgjedhjet janë legjitime. Se a ka legjitimitet a jo, të gjithë e dimë, sepse ka dalë një numër i vogël, mirëpo me mjete jodemokratike siç janë duke vepruar grupet e ndryshme kriminale, Lista Serbe dhe grupet të ndryshme, të cilat janë nën ndikimin e Aleksandar Vuçiqit, janë të interesuar që ta tensionojnë atje situatën dhe të mos i lënë ta kryejnë punën kryetarët të cilët janë të vendosur në komunat në veri”, deklaroi ai.

Sipas tij, edhe pse kryetarët e zgjedhur në veri nuk e përfaqësojnë shumicën e asaj pjese, “përgjegjësia nuk bie mbi institucionet e Kosovës, sepse institucionet e Kosovës kanë vepruar në bazë të ligjit dhe në bazë të Kushtetutës dhe kushtetueshmërisë së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat