Paralajmërimet për masa, Sherifi: Bashkërendim urgjent me aleatët që Kosova mos të përballet me sanksione!

Aktuale

Paralajmërimet për masa, Sherifi: Bashkërendim urgjent me aleatët që Kosova mos të përballet me sanksione!

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 18:31
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në një prononcim dhënë për median ka folur në lidhje me masat e paralajmëruara nga BE për Kosovën.

Nëse nuk ka deeskalim të situatës në veri të vendit.

Sherifi tha se e gjitha që duhet të bëjë Kosova në këto momente është bashkërendim me aleatët në të gjitha fazat e mëtejme në mënyrë që mos të përballemi me sanksione.

‘Krejt çfarë duhet me ba kryeministri Kurti është bashkërendim, nuk po them koordinim se i është bërë obsesion kjo shprehje se i duket se po subkoordinohet, bashkërendim me aleatët në të gjitha fazat e mëtejme në mënyrë që Kosova mos të detyrohet të përballet me sanksione” tha shkurt Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat