Policia jep detaje për rastin në Fushë-Kosovë, ku u raportua se prindi rrezikoi fëmijën

Aktuale

Policia jep detaje për rastin në Fushë-Kosovë, ku u raportua se prindi rrezikoi fëmijën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 21:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me rastin e sotshëm në Fushë Kosovë ku një grua me probleme të shëndetit mendor ka rrezikuar fëmijën e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje rreth orës 17:30 për t’i trajtuar informacionet lidhur me rastin.

Sipas tij, nuk ka rezultuar te ketë pasur elemente të dhunës, mirëpo specialistët mjekësorë kanë rekomanduar që personi i rritur, të marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 17:30,  policia ka dalë në vendin e ngjarjes  për të trajtuar informacionet e tilla.  Nga trajtimi  që policia u ka bërë informacioneve   të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes,  ka nxjerrë  rekomandimet e specialistëve  mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur”, ka thënë Borovci.

“Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat